Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës në Shkodër

Elena Tase

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj.

Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurisë të saj, ndërkohë që ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, përfshirë evazion fiskal dhe ndërtimin pa leje.

Trupa gjykuese e KPK që përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici anëtar ka përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Durraj vetëm në kriterin e pasurisë.

Gjyqtarja Valbona Durraj (Seknaj) i kundërshtoi gjetjet e KPK-së lidhur me mungesën e burimeve të ligjshme të krijimit të pasurive, për evazionin fiskal dhe ndërtimin pa leje.

Ajo shpjegoi se në analizën financiare të KPK-së për periudhën 2004-2010 është kryer përllogaritje e gabuar e të ardhurave të përfituara nga paga e saj si gjyqtare, pasi ka pasaktësi për vitin 2007 dhe se nuk janë përfshirë dietat.

Ajo shprehu rezerva edhe për llogaritjen që Komisioni ka kryer në analizën financiare duke e konsideruar si një kalkulim matematikor dhe jo në përputhje me ligjin.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *