“Vetting” në PD nga britanikët, bëhet publike skema e përzgjedhjes së kandidatëve

Bora Basholli

Partia Demokratike ende nuk  e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

Në deklaratën e PD thuhet se dy ekspertë britanikë do të vijnë në Tiranë, për të ndihmuar PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve, sipas modelit konservator britanik.

Sipas PD seleksionimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza:

Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia.

Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një Vetting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal”, njofton PD.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne PD jo perfaqesues nga Anglia te vine por nga e gjithe Bota ,s’kane cfare te bejne ,sepse PD e ka humbur besimin ne Popull.Per sa te jete ne strofullen e PD Sali _Kerma.

  • Maskarade asgje me pak…
    Nqs do veting ne pd lejo bazen e partise te vendose vete kandidatin e zones
    Mund te merrni njerez ne planet tjeter por nqs rregullat e lojes do jene keto pra te vendose kryesia se kush kandidon do keni po te njejtin mut

  • Kjo tregon se nuk jane per reformen zgjedhore qe te behet me lista te hapura ( sistemin mazhoritar) deri tani te gjitha ishin per te bere zhurme do thote dikush si do pasurohet kryetari po spagoi kandidati ?.
    Kandidati mund te perzgjidhet dhe nga jashtetokesoret por voten do ta japin mbitokesoret per te perzgjedhur dhe zgjedhur per pushtetin vendor dhe deputet.
    Sovrani do votoje duke pare meritat e kandidatit dhe jo te partise dhe kush i ka perzgjedhur ndaje mos beni kot shou.
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *