Gert Bogdani do të jetë përfaqësuesi i ri i PD në komisionin ad hoc me 12 anëtarë, duke zëvëndësuar Jorida Tabaku e larguar për arsye shëndetësore. Emri u zbulua paraditen e sotme pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.
Kuvendi i Shqipërisë është thirrur sot në një sesion të jashtëzakonshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin (Vettingun) kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Në orën 10:00 pritet të miratohet anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arsye shëndetësore. Tabaku u bë nënë para pak ditësh me dy binjakë.

E shikoni se sa shpejt u shfaqen “probleme shendetesore” demokratikasve ?
Per t’ja hequr barren vetes, Jorida e hodhi perpjete tollombacin…
Le t’i bjere kujt t’i bjere,
Vetes time mos t’i bjere!