Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vettingu hyn në fazën delikate, shumë pak aplikime për Sekretar të Përgjithshëm
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Vettingu hyn në fazën delikate, shumë pak aplikime për Sekretar të Përgjithshëm
Aktualitet

Vettingu hyn në fazën delikate, shumë pak aplikime për Sekretar të Përgjithshëm

Gazeta Dita
Published September 30, 2017
Share
SHARE

Pas vendimit të Parlamentit për të miratuar organikën e tri institucioneve të vetingut dhe nivelin e pagave të reduktuara të tyre, tashmë procesi hyn në një fazë tjetër delikate.

Institucionet e reja që do të kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do ta nisin punën me plotë- simin e strukturës, duke bërë të mundur përzgjedhjen e “sekretarit të Përgjithshëm” të secilit institucion.

Për postin e sekretarit të Përgjithshëm, aplikimet janë bërë pranë institucionit të Presidentit që kur u hap gara për anëtarët e vetingut. Burime pranë Presidencës bënë të ditur se numri i aplikantëve për sekretar të Përgjithshëm nuk është shumë i lartë dhe institucionet e reja do të duhet të përzgjedhin brenda numrit të limituar.

Megjithatë nuk përjashtohet dhe mundësia që Kolegji i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë të mos përzgjedhin asnjë nga aplikantët për sekretar të Përgjithshëm. Në këtë rast, institucioni i Presidentit do të duhet të ripërsërisë edhe një herë aplikimet për postet vakante të sekretarit të Përgjithshëm.

Të tria institucionet pritet të zhvillojnë të hënën mbledhjet e tyre për zgjedhjet midis aplikantëve për postin e sekretarit. Sipas nenit 20 të ligjit të rivlerësimit, pranimet në punë tek institucionet e vetingut do të miratohen nga një komitet ad hoc. Ai do të përbëhet nga dy anëtarë të Kolegjit të Apelimit, ose dy anëtarë të Komisionit të Kualifikimit dhe anëtarit të Komisionit Publik më i vjetër në moshë.

Pranë institucioneve të vetingut do të ngrihet gjithashtu Njësia e Shërbimit Ligjor, si dhe do të emërohen këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë. Këta të fundit do të kenë për detyrë të studiojnë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse kanë shkelje apo nëse nuk justifikojnë pasuritë.

MBROJTJA

Anëtarët e komisionit të vetingut, këshilltarët dhe personeli i institucionit të rivlerë- simit, si dhe anëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gëzojnë të drejtën e mbrojtjes së veçantë në rastet kur u rrezikohet jeta. Po ashtu, sipas ligjit të vetingut, anëtarët e vetingut, këshilltarët dhe pjesëtarët e tjerë të këtyre institucioneve duhet të deklarojnë çdo vit pasurinë.

Në rastet kur kjo deklaratë nuk plotësohet në mënyrë korrekte, anëtarët mund të shkarkohen nga detyra.

“Anëtari i institucionit të rivlerë- simit me fillimin e detyrës mbart detyrimin për të plotë- suar deklaratën vjetore të pasurisë. Mosplotësimi me saktësi dhe vërtetësi i kësaj deklarate përbën shkak për shkarkim nga detyra, sipas këtij ligji. 2. Anëtari i institucionit të rivlerësimit, sekretari i Përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me to, çdo vit mbartin detyrimin të deklarojnë pasuritë deri tre vjet pas përfundimit të mandatit, në përputhje me ligjin ‘Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë’”, thuhet në ligjin e vetingut.

Gazeta Dita September 30, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?