Vettingu, cili është prokurori që do dalë sot përpara KPK-së

DITA Online

Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë do të dalë këtë të hënë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues që do të shqyrtojë dosjen e tij do të përbëhet nga; Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Binaj do të vlerësohet në tre shtylla; integriteti, pasuria dhe aftësia profesionale, bazuar te informacionet e grumbulluara nga ILDKPKI, nga DSIK dhe institucione të tjera.

Altin Binaj ka qenë në krye të prokurorisë së Fierit dhe Durrësit, ndërkohë që ka mbajtur poste edhe në prokurorinë e përgjithshme.

Ndërkohë që një ditë më pas, në 22 janar do të dalë para komisionit, Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Pse duhet te informohet publiku me keto paraqitje sikur punohet nga komisionte me drejtesi ndaj shkelesve te ligjit.Mu me duket hipokrizi.Per te ba buj,muuuuuuuuu.
    I kryeni gjithesa keni dhe ne fund perfundoni emrimet ne detyrat e seksioneve perkatese.Ti futen punes dhe populli ndjek veprimet e tyre mesa drejtesi zbatojne ligjin e kushtetutes ne interres te popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *