Vettingu/ KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës

Ornela

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë në 23 maj, mirëpo sipas ONM i është bërë vlerësim i pasaktë i pasurisë. Në argumentimin e tyre, ONM thotë se Gramshi ka mangësi të theksuara në deklarimin e pasurisë.

Kush është Kastriot Gramshi?
Kastriot Gramshi ka punuar si pedagog i së drejtës penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar i republikës së Shqipërisë në vitin 2014. Gramshi punon prej 7 vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Gjyqtari Kastriot Gramshi u përball me vetingun me 24 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *