Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Klodian Kurushi.
Gjyqtari pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka kaluar me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.
Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës.
Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh.
Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë edhe prokurorin e Apelit të Tiranës, Genti Xholi.
Ai kaloi me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.
Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe.
Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.
j.l./ dita
