Vendimi i parë i këtij lloji, KPK kthen sërish në shkollë prokurorin

Leda Hysa

Për herë të parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, hallka e parë e procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët, ka kthyer sërish në shkollë një prokuror.

Ky është vendimi i parë që merret për mungesë të theksuara profesionalizmi, si një nga tre hallkat vlerësuese për të kaluar shkallën e parë të vettingut, pastërtia e figurës, pasuria dhe profesionalizmi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj, është i pari që ka hasur probleme vetëm me kriterin e profesionalizmit.

Kolegë të tij të tjerë, por edhe gjyqtarë që nuk kanë kaluar në KPK me vendim pezullimi nga detyra, kanë pasur probleme me pasurinë ose pastërtinë e figurës.

Ndërsa vetë Gokaj ka rezultuar korrekt në këto dy kritere, por çka e penalizion është profesionalizmi i tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës.

Kështu, KPK vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.

Nëse një prokuror ose gjyqtar ngel në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për probleme me pasurinë apo për lidhje me krimin etj, ai pezullohet me një vendim të parevokueshëm që bëhet i formës së prerë edhe nëse ankimohet dhe merret vendim nga shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Për herë të parë përballë një prokurori me probleme me aftësitë profesionale, KPK ka marrë vendimin për ta pezulluar atë vetëm me një vit, derisa ai të ribëjë Shkollën e Magjistraturës.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Nji pershndetje profesionalizimin z.Gjoka me nji kange gjermane mjafte e bukur dhe me rritem quhet: “Kthehu ne shtator”

  • Pse nuk thuhet , ne se e kishte kryer shkollen e magjistratures z. Gjoka dhe nuk kishte arritur te pervetesoje programin , apo ishte thjesht me kursin 6-mujor te plepave dhe nuk kishte as bazen elementare per te qene jurist ?! Ne se eshte me kursin e plepave , atij i duhet te perfundoje studimet e larta universitare se pari dhe pastaj te futet ne magjistrature . Dyshoj se gazetari , me qellim nuk ka dashur te hedhe drite per kete problem , por kerkon te na “cudite” me keto “sensacione” banale !

  • Me kete vendim te habitshem edhe vete ky Komision duhet te dergohet per te vazhduar Magjistraturen dhe me pas te punojne si…kamariere!

  • Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës.

    Paska vendim qe te detyron te ndjekesh nje shkolle te caktuar? Po nese ketij i pelqen te regjistrohet per infermier psh, a i bie ndesh ligjit? Po nese e dhjet shkollen me nje mut dhe behet coban delesh, a eshte ne kundershtim me vendimin e ketij palo komisioni?

    He mo pergjigjuni, pse nuk flisni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *