Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka vendosur afat që deri në datë 29 shtator të përfundojë vlerësimi profesional në kuadër të ligjit të Vetingut për prokurorët kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe për anëtarët prokurorë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Deklaratën Kryeprokurori e bëri gjatë takimit me drejtuesit e prokurorive të të gjithë niveleve për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Në bazë të këtij ligji, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ka detyrimin ligjor që të mbështesë Komisionin e Vetingut për përmbushjen e një prej tre komponentëve të rivlerësimit të prokurorëve, i cili është aspekti profesional.
Prokuroria e Përgjithshme njofton se po vijon me intensitet puna për përfundimin e rivlerësimit profesional të prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të drejtuesve lokalë të prokurorive në nivel rrethi dhe Apeli.
Më tej, procesi vijon me rivlerësimin profesional për të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë.
Raportet e vlerësimit paraprak profesional do të hartohen nga një komision i posaçëm, i krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do t’i vihen në dispozicion Komisionit të Vetingut, i cili do të ndjekë procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.

Gjalle qenk ky LLALLA ,,,marjonete ne duart e te gjithe klaneve te katovicareve ..
KY ESHTE I PARI QE DUHET TE IKI …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Tiku,Llalla,Gjini dhe Gjoni me shok,nuk besoj se kane te drejten morale qe te bejne vleresime,profesionale apo vetingun e atyre qe do te bejne Drejtesi per shqiptaret!!
Po ki mo,ben veting per ata qe ki ka urdheruar vete prokuroret te mbillin ceshjet pasi ki vete eshte kriesori i pislleqeve. Harruat mo te mjere,qe ki nisi te shoqen e vajzen jashte me preteksin se e kercenonin,o pika Amerikes nese ja beson ketija vetingun,po tallni bithen me popullin.