Vettingu mbyllet për 2019, sa gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar

J L
Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Ciftja, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Artan Broci, gjyqtar i Gjykates se Lart. Broci po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij. /r/n/r/nXhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Ciftja, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC with the judge of the Supreme Court Artan Broci.

Është mbyllur Vettingu për vitin 2019.

Ky vit ka qenë i mbushur plot me verifikime të prokurorëve dhe gjyqtarëve që prej vitesh janë në sistemin e Drejtësisë.

Për këtë vit Vettingu ka shkarkuar nga detyra 83 prokurorë e gjyqtarë, ndërsa në detyrë janë riemëruar plot 94 prokurorë e gjyqtarë.

Vettingu  ka pezulluar nga detyra një subjekt rivlerësimi, ndërsa gjatë këtij viti është ndërprerë Vettingu për 26 subjekte.

Vettingu për 2019-tën ka kontrolluar 220 prokurorë e gjyqtarë.

Ndërkohë procesi pritet të fillojë sërish vitin e ardhshëm.

Sipas monitorimeve të kryera deri tani janë shkarkuar 83 gjyqtarë e prokurorë, 37 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension, ndërkohë që Komisioni i  Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë 94 gjyqtarë e prokurorë.

Nga monitorimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, numri më i madh i shkarkimeve nga detyra vjen për shkak se gjyqtarët e prokurorët kanë probleme me më shumë se një kriter.

Kriteri i pasurisë është ai që ka djegur më shumë magjistratë pasi 22 nuk e kanë kaluar vettingun pasi nuk justifikonin pasurinë dhe vetëm një magjistrat është penalizuar sepse ka pasur probleme me pastërtinë e figurës.

Shkalla e dytë e Vettingut, Kolegji i Posaçëm i apelimit ka shqyrtuar gjithsej 31 dosje.

Nga këto në 18 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në 9 raste është ndryshuar vendimi i shkallës së parë të Vettingut, është pushuar shqyrtimi në 3 raste, dhe në një rast është prishur vendimi.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Stavro Kallco,gjyqtar apeli ne Korce,ka bere namin si i korruptuar,15 vjet ne kohen e komunizmit duke denuar per agjitacion e propogande dhe 30 vjet ne demokraci duke ndertu nje perandori ekonomike ,qe nga vilat ne Greqi,Tirane,Durres,Pogradec dhe e fundit nje vile luksi per djalin ne Florida. Vetingu i Stavros kur do behet…?

  • Keta qe nuk kaluan vetingun , nuk duhen lene ne paqe , por duhet ti sekuestrohen te gjitha pronat e parate e fshehura dhe ti rrasuin ne burg .Kujtuan se u be deti kos ,bjeri ne top ,shkel me kembe hallexhiun e ndershem e ndihmo banditet hajdute ,qe shkelin ligjet ,e qe paguajne.
    Desh shteti dhe i la te livadhisin ,u kapen te befasuar ,tamam si piltikanet neser, qe do kapen ne rrjete .ne kete bote lahen te gjitha , nuk gezohet paraja e vjedhur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *