Kuvendi rrëzon me 79 vota dekretin e Metës për vettingun në polici

Bora Basholli

Mazhoranca rrëzoi me 79 vota dekretin presidencial, i cili riktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vettingun në polici.

Në foltore doli vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të hedhur poshtë argumentet e Presidentit se qeveria po ndikon politikisht procesin me ndryshimet e reja.

Nëse nuk rrëzohet, ne rrëzojmë Vettingun”, tha ministri Lleshaj para votimit.

Në mungesë të opozitës, asaj jashtë parlamentare, kreun e shtetit e mori në mbrojtje deputetja e listës së LSI-së Edlira Hyseni.

Deputetet e tjerë të opozitës treguan se hallin e kishin diku tjetër. Frikën për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha e shprehu më fort Rudina Hajdari.

Unë e ndjej se këta kanë bërë marrëveshje, por jo marrëveshje për popullin”, tha Rudina Hajdari.

Seanca nisi me betimin e 12 deputetëve të rinj nga lista e PD+LSI, mes tyre edhe 4 socialiste, të cilët zëvendësuan kolegët që zgjodhën të garojnë për kryetar bashkie.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Likja eshte kolera ne politike.Duhet cuar para drejtesise i pari.Drejtesia e re duhet te filloje punen me Like kermen.

  • Deri ne grahmen e fundite keta nuk heqin dore nga lufta per te rrezuar Vetingun.
    Vetingu, pra reforme ne drejtesi eshte “themra” e Akilit ndaj dita per dite vazhdojn ta shenojn thmeren me shigjet.!

  • PRESIDENTI SHqiperise nuk eshte “RAKITIK”si Bujar -Nishani “,por eshte malok -prej -Skrapari qe te lepin edhe “bythen”-shet -edhe -Gruan po te jete nevoja ,por Shqiptar nuk eshte ,si Skenderbeu,apo ISMAIL-QEMALI te cilet e njohen SHqiperine ne organizmat nderkombetare.Ky eshte thjesht nji “SERVIL”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *