Vettingu, Peleshi: Kërkesat e PD-së, të pabazuara

Elton Tafaruci

Pak orë nga nisja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të PS-së, ku në qendër të diskutimit ishte rëndësia e ligjit të vettingut, që pritet të miratohet sot në parlament.

Në përfundim të mbledhjes, zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi për mediat se “pretendimet e PD-së për këtë ligj janë tërësisht të pabazuara”. “Shpresojmë që deri në fund të ditës të kthjellohen”, deklaroi Peleshi.

Më herët, në konferencën live që zhvilloi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama theksoi se ligji për vettingun do të miratohet sot, me apo pa votat e opozitës. “Ne do ta votojmë me 84 apo më shumë vota vettingun”, shtoi Rama

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *