Sytë e publikut prej më tepër se një viti janë përqendruar mbi vettingun që po ndodh në drejtësi, nga i cili deri më tani i janë nënshtruar 142 prokurorë e gjyqtarë. Prej tyre 69 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, ndërsa 72 të tjerë janë konfirmuar në detyrë, prej të cilëve disa janë ankimuar, përfshi edhe katër anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Vetëm për një prej tyre zonjën Marsida Xhaferllari është shpallur nga KPK vendim neutral, pra as shkarkim dhe as konfirmim në detyrë.
Por, ndërkohë vettingu ka nisur edhe në radhët e policisë, një kontroll i trefishtë, në të cilin pritet të ketë surpriza.
Vettingu në polici
Të gjithë zyrtarët e policisë deri te polici me gradën inspektor duhet të plotësojnë dhe të pohojnë të dhënat ekonomike. Vetë-deklarimi do të përcillet elektronikisht pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Por, çfarë do të deklarojnë policët?
Përpos identitetit dhe adresës së banimit si dhe numrit të familjarëve, në total policët duhet të flasin edhe për trungun e familjes.
Ajo që policët duhet të tregojnë dhe të mos i fshehin ka lidhje edhe me detaje të imtësishme sikurse pajisjet elektroshtëpiake, të tilla si çfarë gjenden në shtëpi, televizor, lavatriçe, frigorifer, bolier.
Përveç përshkrimit të tyre, ata duhet të deklarojnë edhe orendi apo sende të tjera, përshkrimi i të cilave lihet evaziv dhe i papërcaktuar, çka do të thotë nuk është çudi që policët duhet të tregojnë për ata që jetojnë në zonat rurale edhe lopët apo pulat që kanë, ndërsa ata që jetojnë në qytet edhe veshjet, apo lodrat e fëmijëve.
Pika ‘e’ në këtë formular është lënë qëllimisht e papërcaktuar për t’ju lënë hapësirë shefave e drejtuesve që të raportojnë pikturat, apo edhe dhuratat e shtrenjta apo diçka ndoshta të trashëguar.
Policët duhet të rrëfejnë në formular sipërfaqen e shtëpisë, nëse jetojnë apo jo me qira, e kanë në përdorim banesën apo janë me kredi. Çdo polic duhet të vlerësojë nëse banesa është e kënaqshme, e mjaftueshme apo e pamjaftueshme si edhe të tregojnë sa janë të ardhurat mujore të familjarëve të tij.
Urdhri
Shpërndarja e formularit ka ndodhur një ditë më parë me porosi të kryepolicit Ardi Veliut dhe brenda datës 27 korrik çdo polic duhet të tregojë situatën ekonomike dhe financiare.
Kështu që gjatë këtyre dhjetë ditëve, policët do t’i shikoni të përfshirë nga ethet për të raportuar e për të kapur afatet ligjore mbi rrënjët e dhëmballët e shtëpisë.
Të urojmë që nga trysnia dhe afati i shkurtër që iu është lënë të mos kemi raste vetëvrasjeje, siç ai i një viti më parë atëherë kur një efektiv u vetëvra sepse u tremb ngaqë jetonte në një shtëpi të pa legalizuar.
Vettingu
Edhe vettingu në polici do të ketë tri kritere, profesionale, pasurore dhe pastërti figure. Seancat dëgjimore do të mbahen të hapura dhe do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
Marrë nga portali SI

b.b/dita

Seriozisht e kane keta, apo kot sa per humor korriku?
Ky eshte kulmi i talljes me publikun
O Bageti vetingu eshte per lepujt,per politikanet vetingu SPAK-u eshte per ti nxjere te paster,te pa lagur nga ju torollaket qe prisni me goje hapur me genjeshtra drejtesie.
Mbi 300 Police te vrare ne periudhen e”Demokracise”,e megjithate mafia ne pushhtet, tall bythen akoma me kete shtrese,
qe ka qene dhe eshte me e persekutuara ne hiearkine shtetrore!
Shikoni pak formimin e atyre qe formulojne kete dokument shteteror. Te vesh duart ne koke.
Dokumenti shteteror nuk arrin qe ne titull te jete formuluar sakte dhe pa gabime. Lere me permbajtjen qe eshte turp kombetar.
…tepunonjesve, vazhdon titulli, pa ndarje midis “te” dhe “punonjesve”
Imagjinoni nivelin mendor te ketij shteti. Halabake, kriminele dhe kurva. Asgje me teper
Po pse me lavatrice dhe boiler do behet vetingu nivel shume i ulet injorance…mjere ne ku rame..
Anda time e dashur dhe e pa haruar,,,e koheve tona te lumtura,,,, per policet si dora e fundit e shoqerise,qe nuk mer vesh kujtia I sherben,,, vetem lavatricet dhe kovat ju lipset per testat e provimit per kalim ne detyre .
Une mendoj se ne kete formular per policet duhet te futen edhe keto pyetje:
-Sa here seks ne 24 ore bejne,me ke e bejne,cfare kenaqesie u jep seksi dhe ne se e bejne “bio” apo me kondome?
-Sa dashnore kane patur para martese,sa “dojce” kane lene rrugeve,sa dashnore kane pas marteses dhe ne se gruaja e tyre a ka dashnor apo jo!
-A kane bere seks me koleget e punes dhe ne se po,e kane bere gjate orarit te punes apo pas tij?
-Kur shkojne ne shtepi pas pune?
-A i kane patur prinderit qejflinj sekse,rakije apo hajdute xhepash?
-A kane bere seks brenda fisit?
-Sa here jane martuar,bashkejetuar etj?
Keto edhe te tjera si keto kane me shume rendesi se sa pergatitja profesionale,perkushtimi ne pune,gjendja fizike dhe shendetesore,parametrat fizike te shpejtesise,kercimit se gjati e se larti,ngjitja ne mure e ne peme,hedhja nga muri te larte, aftesia per te notuar mbi uje dhe nen uje,njohja e Kushtetutes,ligjeve,niveli kulturor,arsimor dhe artistik?
-Gjatesia,pesha,aftesia ne boks,mundje,karate etj!
-A jane dyst taban,perdorin syze optike dhe cfare numuri,kane deshire te respektojne uniformen e policise apo fshijne qurret me mengen e xhaketes apo kemishes?
Te jesh polic nuk eshte thjesht te gjesh ne rruge ca militante hallexhinj,qe t’u gjesh nje vend pune per te ushqyer femijet!
Formulari i vetingut i botuar me lart tregon nivelin mjeran te drejtuesve te policise!
Mire qe nuk kane harruar te vene si kriter per policet edhe gjatesine e penisit te tyre te fryre e te shfryre!