Vettingu, prokurorja Antoneta Sevdari konfirmohet në detyrë

Dita

Prokurorja Antoneta Sevdari, e cila i është nënshtruar me përparësi procesit pasi është kandidate për KLP, ka kaluar me sukses Vettingun duke marrë kështu rikonfirmimin në detyrë.

ILDKPI raportoi në seancën e KPK-së se deklarimi i pasurisë së prokurores Sevdari është i saktë.

Hetimi ndaj Sevdarit u shtri edhe më tej, pasi KPK-ja ka kërkuar informacione edhe nga OSSHE, ZRPP, ALUIZNI dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave.

Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurorja nuk ka pasuri të fshehur.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *