Nga Asambleja e PS, Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që mendojnë se pas drejtësisë duhet vetting edhe në politikë. Rama tha se sistemi i ri i drejtësisë garanton pastrimin e të gjithëve.
“Sot pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit nuk kanë shpëtim. Njerëzit po e shohin si po përshkallëzohet procesi dhe po largohen ata që e kanë mbajtur peng pallatin e drejtësisë, por çfarë thonë? Si të shpëtojnë këta me kaq? Vettingu është procesi i pastrimit. Askush nga ata që ikin, nuk do lihet pa u rithirrur se ku i gjete paratë?
Vettingu që po bëhet ka synim që të pastrojnë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua edhe për këdo tjetër, atë që bën për gjykatësit dhe prokurorët. Ne duhet të jemi krenarë që PS ka treguar se është e vetmja forcë që mendon dhe vepron si forcë e së ardhmes. Në korrikun e famshëm ishim gati vetë ekzistencën e qeverisë për ta çuar përpara transformimin e drejtësisë“, tha Rama.
o.j/dita

Ty mezi të kanë Shqiptarët o Yll
Ty Saliun,Metën,Bashën….shqiptarët janë gati te japin jetën,kush janë ata bira nënash qe do ju heqin juve nga Politika…..pa JU shqiptarët do bëjne harakiri kolektive se aq TRU kanë!!!