Në fushatën e llogaridhënies publike në qytetin e Lezhës, kryeministri Edi Rama foli edhe për reformën në drejtësi.
Rama u shpreh se nëse reforma në drejtësi do të kishte nisur 24 vite më parë, Shqipëria do të kishte një tjetër “fytyrë” sot. Dhe në kuadër të kësaj deklarate, ai përmendi edhe çështjen e hapur të pronave ku përfshihen, sipas tij, gjykatës e prokurorë të kriminalizuar.
Sa i përket vettingut, kryeministri tha se procesi është vetëm në fillimet e tij, pasi krahas pastrimit të figurave të korruptuara, procesi i vettingut ka si qëllim edhe pasurimin e sistemit, e cila sjell si rrjedhojë një sistem të pastruar me një mision të vetëm: zhvillimin e luftës ndaj korrupsionit.
“Gjithçka është bërë në bashkëpunim me gjykatësit. Sikur reforma në drejtësi të ishte bërë 20 e disa vite më parë, do të ishim në tjetër nivele. Procesi i vettingut është vetëm fillimi. Është një proces për të pasuruar sistemin, por më pas sistemi i pastruar do të merret me të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri. Njerëzit thonë se kemi 20 vite që presim, por të ndërtosh shtet nuk do të thotë që të bësh një ndërtim pa leje”, tha Rama.
s.a/dita

Po pse zoti kryeminister, nuk ishte reforma ajo qe beri Sali Berisha duke hequr e likuiduar specialste e gjykates dhe duke hapur shkolle e Plepave ne Durres? Ajo ishte kryereforme ne drejtesi, pavaresisht se u kthye pastaj ne padrejtesi. Po te emrosh kryeprokurorin e Republikes pa shkolle te mesme, por me shkolle Plepash nuk eshte reforme? Hajde bindi keta njerez sot se nuk vene ne pune as mendjen e as shqisat, por besimin e palekundur tek Saliu.
Po me ty do merret vetingu
Lexo , pastaj pyet ! Kur Ai thote me siper se vetingu do te zbatohet qe nga me i gjati , deri tek me i shkurteri , aty ka parasysh dhe veten !
Po me Saline , keshtu komunikoje ?!
Shqiperia ka gati 30-vjet qe te kujton Ameriken e shekujve XV -XVIII kur gjithe rrugacet e Europes zhduken vendasit,pervehtesuan gjithe pronat dhe pas kesaj bene ligjet e ndertuan shtet per te mos i humbur me.Politikanet tane ne keto vite kane luftuar per te larguar popullin (gati gjysma eshte jashte),dhe kane tjetersuar gjithe pronen.Sa marrin indianet prone ne Amerika aq drejtesi do te behet tek ne.Nje jete e tere me mashtrime e grabitje.