Vettingu/ Shkarkohet ish-prokurori i Krimeve të Rënda

Ornela

Procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë vazhdon të “presë kokat” në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e krimeve të rënda, Blerim Tominaj. Akutalisht Tominaj punonte aktualisht në Prokurorinë e Tiranës.

KPK në përballjen me Tominajn ngriti dyshime se subjekti kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.

Trupa gjykuese që kreu rivlerësimin e prokurorit Blerim Tominaj përbëhet nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019. Aktualisht, Tominaj është komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Prokuroria pjese e nderteses se sistemit te drejtesise ndertuar ne vitin 1994 me kurse 6 mujore nen kujdesin e Partise Demokratike qe degjeneroi ne grupe mafiose nepotiste ! degjenerim do te thote degradim perkeqsim ne permasa te medha transformim !
    Eshte sot Partia Demokratike-Demokratike ?!!
    Duhet te jesh i cmendur te thuash po !
    Eshte sot Partia Socialiste- Parti socialiste e majt ?!
    Duhet te jesh i cmendur qe te thuash Po !
    Eshte Partia LSI nje Parti integruese europiane ?!
    Duhet te jesh i cmendur te thuash Po !
    Mos vazhdojme me tej me partite e tjera parti te vogla qe ashtuquhen, agrare,kristian demokrate, balliste zogiste,legaliste ect ect
    Duhet te jesh i cmendur te thuash se keto parti perfaqsojne grupe te medha djathtise !

    Keshtu sot ne 2020 kemi nje sitem pluralist, me figura politike prej Kartoni, Plastike,te modifikuar si reale !

    Kemi Parti Maskash, maskarade !

    ..qe perfaqsojne grupe interesash familjare, klanore qe luftojne per interesat e tyre personale dhe jo parti qe perfaqsojne publikun dhe interesat kombetare te publikut shqiptar !

    Shteti shqiptar si garantues i ligjshem i interesave te publikut shqiptar eshte shume i pabesueshem dhe shume zhgenjyes per shqiptaret !
    I pafte te plotsoj interesat e shtresave te ndryshme interesat kombetare !

    Shqiperia ka deshtuar me demokracine me shtetin e se drejtes !

    Shqiperia eshte e pasur Shqiperia eshte e vjedhur nga bastretet politikan !

    OMN po verteton Shtetin Fallco te shqiptareve !

    RASTI I PROKURORIT TE KRIMEVE TE RENDA SOT SIPAS KETIJ ARTIKULLI TE GAZETES DITA E VERTETON KETE !
    NUK ESHTE ASI PARI AS I FUNDIT

    hISTORIA E SHKARKIMEVE PER SHKAK TE ABUZIMEVE NE DETYRE ( PASURIA E VENE NE RRUGE TE PALIGJSHME NGA PROKURORET GJYKATSIT !!! ) VAZHDON !

  • Te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret e shkarkuar,kane patur motivacionin se nuk kane argumentuar me fakte pasurine e vet deklaruar!
    Vetem me kaq,ky nuk eshte VETING,por llogje kavaje!
    Vetingu ne radhe te pare duhet te verifikonte aftesine profesionale te gjyqtareve dhe prokuroreve dhe kjo mbi te gjitha verifikohej vetem duke kaluar ne scaner te gjithe vendimet gjyqesore te tyre dhe sidomos denoncimet e qytetareve rreth tyre!
    Vetem nje vendim i padrejte,qe i ka dhene fotoren kriminelit dhe hajdutit,ne kundershtim me faktet e provat,mund t’i kete siguruar atyre miliona e miliarda ryshfet!
    Shumat e vet deklaruara kurre nuk mund te jene e verteta e pasurimit te tyre!
    Bile mafiozet si gjyqtare e prokurore jane mjeshter te medhenj te maskimit te pasurive dhe qe keshtu mund te dalin pa lagur!
    Edhe keta gjyqtare qe sot po bejne VETINGUN,por qe vete nuk e kane kaluar ate,jane krejtesisht te pabesueshem!
    Une si qytetar nuk kam besim tek VETINGU keshtu sic po behet!

  • Ky hajdut prokuror ,ne krimet e renda ,ka qe nga 2003 e deri me sot ne 2020 qe ka punuar ,koha me e “arte ” per korupsion .Dhene me koshjence leje ,nga bandat politike ,vidhni sa me shume ,bjerini me top ,por neve politikaneve na lini rehat ,mos na ngacmoni per vjedhjet dhe gjemat tona ..Turp eshte pak te thuash ,se nuk gjej fjale tjeter .Por kemi edhe fajet tona si popull ,qe na kane neshtruar ne kete fare feje te dhimbeshme .
    Ketyre duhet tu sekuestrohen ,pasuria e kontot bankare dhe ti cosh tek papiloni 313 .Perndryshe keshtu do vazhdoje .E them per kete qe do vazhdoje ,se Vettingu i gjeti te pa pergatitur ,(ne te ardhmen do jene te kujdeshem ) i vune parate me objekte ,toka ,lokale dhe ne te ardhmen ,do i lene nen jastek parate dhe hajde tja u gjesh.

  • Parti e majte qe ka ne program ndertimin me sukses te kapitalizmit.dhe çfare kapitalizmi,ate te egrin.

  • ky eshte nje nga ata prokuroret e plepave,pasi ka mbaruar per matematike ne Elbasan.Si ky, ashtu dhe shume te tjere kane vene pasuri marramendese.KPK ka shkarkuar mjaft te tille me te drejte,por jane djegur kot ca te tjere pet hir te reformes. Kolegji i Pavarur duhet te beje hetim te thelle e te paanshem dhe kush eshte djegur kot nga KPK te rikthehet ne detyre,kurse ata qe jane majmur me pasurine e popullit,jo vetem tu merret pasuria e paligjshme,por te futen ne burg. Vetem atehere do te kuptoje populli se vertet po behet reforme ne drejtesi,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *