Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohësisht edhe një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici lexuan vendimin dhe sipas hetimeve të KPK, Trenova nuk rezulton i pastër në tre kriteret e përcaktuara; në ligj, figurë dhe aftësimin profesional.
Avokati Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e KPK-së, duke vijuar së thënuri se do ta ankimojnë.
“Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur”, tha ai në një prononcim për median jashtë KPK-së.
Po përse u shkarkua Gentian Trenova?
Prokurorit Gentian Trenovës iu kërkua llogari për mbi një orë ndaj blerjes së apartamentit 50 metra katrorë, që më pas rezulton se ia ka dhuruar vjehrrit.
Ai ka deklaruar fillimisht se e ka blerë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet se e ka blerë 1 milionë e 900 mijë lekë me ndihmën e kredisë së marrë prej 28 mijë eurosh.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Trenova nuk ka arritur dot ta justifikojë pasurinë dhe është gjetur me shkelje edhe në ushtrimin e detyrës në dy raste.
s.a/dita

Ne p.s. Nje legen me pak
Amani o shoke ,une kur mora kete post kam paguar 200 mije euro , kesh nen dore , ne te zeze . .Duheshin zevendesuar keto para ,me ndihmoni ju ltem
gjithe keta me prona e para, marre e dhene dhurata, nga kushurinjte, nga fisi. Pasurite e pastra nuk te ngaterrojne me te trete.
Marifeti dhurates shenje korrupsioni.
Deshët të thonit Hajduti Gentian Trenova ?
Shqipëria është më e korruptuar se Burundi.