Vettingu shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit, Andi Civici

Leda Hysa

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Andi Civici.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u ballafaqua të hënën me probleme në justifikimin e pasurisë, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e përfundoi hetimin administrativ vetëm për këtë kriter.

Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Më herët Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.

Komisioni ka hetuar pasurinë kryesore të gjyqtarit, një apartament me vlerë 155 mijë euro të blerë në vitin 2011 në Tiranë, me burim shitjen e një apartamenti në Vlorë dhe një hua prej 40 mijë eurosh nga vjehrri.

 

 

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Oh cfare debili ,thote si femijte ne foshnjore se me dha babai i nuses 40000 euro si me qene koke qepe ?
    Prit hajer nga keta vemje bythlepires te politikaneve te ketij tranzicioni post komunist .Vidhni ju ,e ne ju japim leje dhe neve na lini te qete me vone , per vjedhjet dhe vrasjet tona .
    Duhet ti sekuestrohet cdo gje e vjedhur ,si fillim dhe pastaj ti nenshtrohet procesit gjygjesor per te gjitha abuzimet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *