Probleme me pasurinë, KPK shtyn vendimin për Donika Prelën

Ornela

Sot në orën 10:00 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritej që të jepte vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Por, Komisioni i Vettingut mëngjesin e sotëm njofton se ka shtyrë vendimin për në datë 5 shkurt.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare theksohet se shtyrja është bërë për shkaqe të arsyeshme.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00. Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë’, thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda doli në datën 22 janar në sitën e vettingut ku trupa konstatoi probleme me pasurinë.

Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, çka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s.

KPK konstatoi se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Po ashtu KPK gjatë hetimit kishte gjetur edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela tek një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë.

Ndërkohë që ditët e fundit Partia Demokratike përmes disa deklaratave për mediat ka sulmuar drejtuesen e Krimeve të Rënda.

Prela mori drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 9 maj 2018. Ajo u transferua nga Prokuroria e Durrësit pas largimit të prokurorit Besim Hajdarmataj nga funksioni drejtues tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Para se të merrte këtë post ajo ka mbajtur për 5 muaj drejtimin e prokurorisë së Durrësit, në kohën e fillimit të hetimeve ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

  • Na felliqe o bibe budallaqe prokurore PRELA ,,. perballe Operaconit Nderkombetar te Monitorimit .
    Duke thene se ketu ne Shqiperi eshte rrumpalle ,duhet ta konceptoni ,mos paguarjen e taksave ,ju te huajt ,dhe ne ketu ne Shqiperi e hedhim vallen simbas daulles ??? “LEJOHET PUNA E ZEZE “?? O Lele moj nene cna gjeti? .Ku na con mushka ,me keto aq idioter ,te pa afte ,dhe te korruptuar ,e mbi te gjitha budallenj
    .Na ruaj ment e kokes , o i madhi ZOT :.
    .

  • Dmth ne krye te Prokurorise se krimeve te renda qendrojne kriminele. Te gjithe anetaret e sistemit te drejtesise rezultojne me para te ddhuruara nga prinderit, kusherinjte..ndersa te tjeret i kane prinderit me pensione qesharake. Priderit e ketyre nga paskan ardhur?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *