Vettingu në drejtësi, me këtë ritëm mbyllet pas 8 vitesh

Bora Basholli

Vettingu në drejtësi po ecën me ritëm të ngadaltë duke sjellë probleme në krijimin  e institucioneve të reja.

Për një vit shkalla e parë e verifikimit ka kaluar në filtër 100 subjekte ndërsa shkalla e dytë vetëm 20. Me këtë ritëm  këtyre institucioneve do u duhet ndoshta 1 dekadë për të përfunduar procesin.

Plot 100  magjistratë gjyqtarë prokuror dhe ndihmësa ligjor kanë kaluar prej afro një viti sitën e vettingut .

Nga këta në fazën e parë e kanë kaluar testin me sukses 53 magjistratë, ndërsa  kanë ngelur duke vijuar shkallët e tjera të  ankimimeve 47 gjyqtarë e prokurorë.

Por pjesa më e madhe e vendimeve te KPK-së, ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të apelimit të ankimuara nga vetë subjekti apo Komisioneri Publik.

E nëse do të vijohet me këtë ritëm  të paktën 900 magjistratët në të gjithë vendin do tu duhet edhe  8 vite te tjerë të përfundojnë të gjithë procesin në fazën e parë.

Vonesat në  këtë proces janë pasqyruar edhe ngritjen institucioneve të tjera siç është SPAKU apo Gjykatat Antikorrupsion.

Po kjo vonesë ka sjellë edhe ngërçin    e krijuar në disa gjykata, si ajo e Larta dhe Kushtetuese, të cilat  vuajnë mungesën e gjyqtarëve dhe praktikisht janë jashtë funksionit

Por vonesa më të mëdha në kalimin e filtrit vihen re në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili për një vit ka dhënë vetëm 20 vendime.

Por të gjitha  shkarkimet  janë ankimuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila nuk ka marrë në shqyrtim asnjë rast për të kuptuar qëndrimin e saj ndaj vendimeve të dhëna nga institucionet e vettingut në Shqipëri./Ora News

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *