Shqipëria ka nisur eksportin e vezëve në drejtim të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Për herë të parë vezë “Made in Albania”, janë eksportuar këtë vit në drejtim të Greqisë, ndërsa vitin e ardhshëm do të eksportohen në drejtim të Gjermanisë.
Rritja e eksportit do të ketë mundësi që të dyfishohet prodhimi i vezëve në vendin tonë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar se në 6 mujorin e parë të këtij viti (sipas statistikave nga doganat) eksporti bujqësor ka kapur shifrën e 4.4 miliardë lekëve, krahasuar me 6 mujorin e një viti më parë, me 2.9 miliardë lekë.