Një ditë pas tensioneve në Parlament, sot ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Kryeparlamentari ka deklaruar se duhet të marrë fund çdo përpjekje për të nxitur akte të tilla.
“Qytetarët nuk i meritojnë”, tha Ilir Meta.
‘Akte të tilla’ tha Meta “shpërqëndrojnë reformat. Duhet një etikë tjetër”.
“Parlamenti duhet të funksionojë bazuar në rregullore por edhe në frymën e përgjegjshmërisë edhe të vetëpërmbajtjes pasi besoj që qytetarët tanë nuk meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh të cilat nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre më të rëndësishme por njëkohësisht dhe shpërqëndrojnë të gjithë rektorët politikë nga reformat kryesore me të cilat ne duhet të ballafaqohemi dhe që duhet të çojmë përpara.
Pra kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe natyrisht një etikë krejt tjetër nga ajo që qytetarët kanë në media dhe në parlament.
Besoj se ju të gjithë jeni dëshmitarë që gjithnjë ka qënë vullneti maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës bazuar në rregulloren e përbashkët e cila është bërë me konsensus të plotë.
Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatum por të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe interpretimit objektiv të rregullores.
Jam njohur me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Z.Ruçi dhe do të veprohet në bazë të rregullores.
Ne kemi qënë gjithnjë të gatshëm në çdo moment për ta çuar përpara atë projekt.
Për mua nuk është e rëndësishme cili komision do të jetë përgjegjës, e rëndësishme është konsensusi për ta çuar përpara”.
