Sot hyri në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve sportive, kazinove elektronike, dhe të basteve të çfarëdolloji, përfshirë edhe bastet online.
Ky vendim ka sjell dhe reagimin e pikave të basteve si edhe atyre të lojërave të fatit ku sot më 1 janar të 2019-ës, nga një vëzhgim i ATSH-së konstatohet se reklamat në këto pika janë hequr.
Disa kanë vendosur t’i kthejnë në biznese të ndryshme ndërsa të tjerë kanë vendosur t’i nxjerrin ambientet me qera.
Në rrugën midis Liceut Artistik dhe Radio Televizionit Shqiptarë një pikë baste sportive tashmë është mbyllur dhe kanë vendosur njoftimin ‘jepet me qera’.
Banorët e zonës duken entuziastë nga ky vendin. Një zonjë në moshë mesatare, me një fëmijë të vogël në krah shprehet e lumtur për mbylljet e basteve dhe kazinove.
“Ishte një vendim që duhej marrë me kohë, kishte një kosto të jashtëzakonshme dhe për buxhetin familjar. Deri te fëmijët e vegjël në vend që të rendnin pas topit, kishin mendjen të luanin skedina në baste, nuk kishte asnjë kontroll”, shprehet ajo.
“Shpresojë të mos rihapen më”, shprehet një tjetër qytetar.
Sipas udhëzimeve përkatëse, policia ka identifikuar më herët të gjitha llotot dhe kazinotë dhe nga dita e sotme do të nisë verifikimin e tyre në terren për mbylljen e plotë të tyre, shkruan Arbi Fortuzi për ATSH
v.l/ Dita
Cudi ,eshte nje lajm qe po komentohet shume si nje veprim i guximshem pozitiv ne shume media nderkombetare ,por mediat tona pothuajse nuk reagojne .Duket qe u interesojne vetem lajmet qe krijojne atmosfere negative .Besoj qe ky veprim do te kete nje ndikim pozitiv ne mjedisin social dhe duhet te ndiqet nga masa te tjera ne menyre qe rinia te gjeje fusha te dobishme per shfrytezimin e kohes
Ai qytetar tjeter qe shprehet: “Shpresoj te mos hapen” nuk ka pse trembet, mjafton te mos shkoje te luaj edhe po u hapen.
Te ndalosh lojrat e fatit nuk eshte ndonje zotesi e madhe, por eshte kufizim i lirise se atyre qe duan te luajne. Ata qe bertasin me te madhe per kete sukses te jashtezakonshem duhet ta kuptojne qe ata qe nuk duan te luajne si te jene te hapura pijat e nasteve si te mos jene as fitojne as humbasin gje. Pika mu ne bythe me cfare gezohet mileti shqiptar per sukseset e medha te Rilindloqes. Po ndonje vend pune hapet apo jo? jo per gje, po kjo do te ishte per t’u gezuar. A permiresohet ndopak sherbimi shendetsor? Po Arsimi a ka ndonje perfitim? Meqe ra fjala perse nuk ndalohet edhe duhani per te gjithe pa perjashtim? Po alkoholi perse lejohet per shtate pale qejfe?
Po mer Plak Xhuxh,se xhuxh qeke dhe ka trut.Flet per arsimin,e nuk thu sa te rinj zejn karriget me ore te tera duke lon paret e shpis aty.Pra sdo ket mo kohe per lloto,por ti shtrohet shkolles apo punes.Pastaj ma qet do jet ene nga ana shendetsore sepse ngelen tu cmen familjen dhe veten,plus pastaj qe kur ske do morresh rruget e m…t,se do vjedhesh e do vrasesh me I siguru ato pare per me lujt.Sa familje jon prish sepse menje xhuxhat si puna jote shkojshin per As e dilshin me bythen zone nga nji Pras.Ti ene xhuxh,ene do me i kap gjonat shpejt !!!.
Na myten Tironcat…
Katunar mer kok parrur
Sikur me i ndrru ne shtat lekur
Ti Tironc nuk bohesh kurr