Vëzhguesit vendorë: Të zgjidhet ngërçi i KQZ-së

redaktor

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i ka nisur një letër të hapur kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në lidhje me ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Koalicioni e konsideron të pakuptimtë mungesën e deritanishëm të vullnetit për ta zgjidhur këtë ngërç, madje është i pamoralshëm përdorimi i tij për përfitime elektorale apo kredite politike qoftë tek faktorët ndërkombëtarë, qoftë tek militantët apo aktivistët tuaj, apo, qoftë edhe përdorimi i tij i mundshëm si shkak për të justifikuar fitoren apo humbjen pas 23 qershorit”, thuhet në letër.

Ndër të tjera KVV thekson se “konstaton me keqardhje se Kodi Zgjedhor i ndërtuar dhe i miratuar nga dy partitë që Ju drejtoni është një Kod i cili varet kryekëput në çdo hallkë të tij nga vullneti politik, duke vënë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit ligjor aq shumë të përmendur në programet tuaja politike”.

Në përfundim  të letrës, KVV i drejtohet dy liderëve: “Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit kurajën dhe vizionin tuaj për të kapërcyer interesat e ngushta partiake dhe ngërçet e panevojshme, duke u orientuar drejt interesit afatgjatë në të mirë të të gjithë shqiptarëve për ndërtimin e shtetit ligjor, të institucioneve të konsoliduara e të pavarura, në funksion të interesave dhe të të drejtave të qytetareve.

Koalicioni ju fton të gjeni kurajën dhe vullnetin e duhur duke sjellë frymën e bashkëpunimit dhe të vlerësimit reciprok, duke e futur ecurinë e mëtejshme të procesit zgjedhor në shtratin e duhur ligjor si dhe duke nxitur më tej një fushatë të qetë, të qytetëruar si dhe të orientuar drejt përballjes së platformave programore dhe çështjeve konkrete në interes të qytetarëve”.

Share This Article
3 Comments
  • K.V.V. ne menyre ta pakuptimte per zgjidhjen e ngercit te KQZ i drejtohet edhe Rames, kur keta zoterinj e dine shume mire se shkatarimi i saj erdhi vetem nga Sali Kafsha dhe Xhozi Zhelja. Perjashtuan ne menyre anti Kushtetuese dhe anti LIGJORE perfaqesuesin e LSI, me forcen e kartonit dhe te 3 pushtave,duke vendosur diktatin e PD ne cda organizem dhe me te drejte 3 anetaret e tjere ne mbrojtje te ligjit dhe neperkembjes se KQZ dhane doreheqje. Kjo tregon se ata jane me ligjin dhe nuk mund ti nenshtrohen diktatit partiak . K.V.V. ka vetem nje rruge te denoncoje ne organizmat nderkombetare, kriminelin dhe kafshen nje thundrake, Kriminelin Sali Bisha. Denimi i ketij te pashpirti do ti jepet duke e qelluar me gure si ata femra qe tradhetojne bashkeshortet, ne vendet arabe, ky ka tradhetuar popullin prandaj do kete denim me vdekje si kurvat.

  • Europa dhe Sh B Ai benin thirrje Rames shko ne parlament ai jo.Mos e ben greven e uris ai jo.Mos e organizo 21 janarin ai jo.Te gjitha I beri kur nuk po I thoshte kush.Plotsa KQZ,ai jo si jo.Tashti do te plotsoj vendet kur nuk I thot njeri.Nuk thot kote te vjetrit; Cfar u tha ne mbledhje,mjer ai qe nuk ishte ne mbledhje.Rama po vret ma shum mendjen per te gjet alibi per te mos njohur zgjedhjet se sa per fitore po e shef se nuk I fiton.

  • Europa dhe Sh B A i benin thirrje Rames shko ne parlament ai jo.Mos e ben greven e uris ai jo.Mos e organizo 21 janarin ai jo.Te gjitha I beri kur nuk po I thoshte kush.Plotsa KQZ,ai jo si jo.Tashti do te plotsoj vendet kur nuk I thot njeri.Nuk thot kote te vjetrit; Cfar u tha ne mbledhje,mjer ai qe nuk ishte ne mbledhje.Rama po vret ma shum mendjen per te gjet alibi per te mos njohur zgjedhjet se sa per fitore po e shef se nuk I fiton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *