Vidal, pas supergjobës edhe largimi

redaktor

Durimi i Juventusit në drejtim të Arturo Vidal ka arritur kufirin. Mbrëmja e fundit aspak profesionale ku kiliani pati një zënkë në diskotekë, rreth të cilës kanë filluar të dalin edhe provat e pare fotografike, do t’i kushtojë mesfushorit një gjobë prej rreth 100 mijë eurosh. Por jo vetëm kaq, pasi është krijuar përshtypja se ky është vetëm hapi i parë konkret drejt një ndarjeje që është e destinuar të realizohet pothuajse me siguri në qershorin e ardhshëm, por mund të paraprihet edhe në janar. Gjithsesi është e qartë se nuk do të ketë asnjë shitje me çmim okazioni nga ana e Juventusit, linja do të mbetet ajo e verës së kaluar, tratativat fillojnë nga 45 milionë euro e sipër. I vetmi ndryshim në krahasim me strategjinë e ndjekur deri më tani, është ajo se Marotta do t’u hapë derën blerësve të mundshëm pa marrë miratimin fillestar të lojtarit. Gjoba e rëndë është në përpjesëtim të drejtë me zhgënjimin që ka provuar klubi dhe trajneri Allegri pak orë para një sfide thelbësore për shumë motive, përballjes me Romën, e cila më pas rezultoi jashtëzakonisht e nxehtë dhe plot nervozizëm. Fakti është që në muajt e fundit kiliani ka bërë shumë hapa të gabuar, duke u treguar shumë i ndjeshëm ndaj jetës torineze të natës, diçka që nuk është aspak tradicionale për një lojtar të Juventusit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *