Vidal pranon ofertën e Inter, zikaltërit duan edhe Serge Aurier nga Paris SG

Gazeta Dita

Merkato e Interit duket se ka marrë “super-xhiro” pas transferimit të anësorit Dalbert nga skuadra e Nice. Sipas raportimeve nga mediat italiane nuk kanë qenë të kota zhurmat e merkatos për transferimin e Arturo Vidal në Milano.

Pas disa ditë heshtje janë kthyer zërat për kalimin e kilianit te zikaltërit. Duket se vetë futbollisti ka “harruar” aventurën me Juventus pasi ka pranuar ofertën 7.5 mln euro në sezon për 4 vitet e ardhshme për të luajtur në “Gueizeppe Meazza”. 30-vjeçari ka pasur bisedime me drejtuesit e Interit dhe është joshur nga projekti që kanë nisur zikaltrit, por arritja e marrëveshjes mes klubeve ende nuk është afër.

Trajneri italian Spalleti kërkon edhe një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe drejtuesit e Inter janë hedhur në sulm për të kënaqur teknikun. Në radarët e Ausillio-s është vënë anësori i Paris SG Serge Aurier i cili për më shumë ka dhënë sinjale se mund t’i pëlqejë një kalim te Inter. 24-vjeçari i bëri “retweet” (shpërndau edhe një herë) në rrjetin social “twitter” postimin e zikaltërve për arritjen e marrëveshjes me Dalbert dhe kjo u mor si një sinjal dashurie nga drejtuesit.

Madje sipas mediave italiane agjentët e mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë disa ditë më parë janë parë në ambjentet e klubit në Milano.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *