Në Angli e bëjnë të sigurt: Arturo Vidal do të jetë futbollist i Manchester United. Mediat britanike raportojnë se Juventusi ka pranuar ofertën 43 milionë eurove të “Djajve të kuq” për mesfushorin kilian, që pritet të ndjekë Angel Di Marian në rrugën drejt “Old Traford”. Trajneri holandez, Luis Van Gaal, i cili ka në dispozicion një buxhet të pakushtëzuar ka dashur t’i japë fund telenovelës “Vidal” duke ofruar një shumë të majme për kartonin e tij, e vështirë për t’u refuzuar nga drejtuesit bardhezi.
Në kampin e United në fakt janë disi të shqetësuar për gjendjen fizike të 27-vjeçarit, ndaj dhe pati tentativa për ta ulur çmimin, por emergjenca në mesfushë e detyroi Van Gaal të mos rrezikonte më shumë. Afrimi i Vidal në “Old Traford” përjashton në këtë mënyrë opsionin e dytë, Nigel de Jong, që pëlqehej shumë nga ish-trajneri i tulipanëve.
