Kjo është videoja e tmerrshme e momenteve të fundit të jetës të dy të rinjve britanikë të cilët gjatë udhëtimit me shpejtësi kanë humbur jetën pasi janë përplasur me murin e një kishe.
Sipas tabloidit britanik “Mirror” videoja është filmuar brenda makinës me një smartfon nga Michael Owen i cili tregon shoferin Kyle Careford.
Dy 20-vjeçarët ishin nën efektin e drogave ndërsa ngjarja ka ndodhur në momentet e fundit të jetës dëgjohen vetëm pasthirrmat e tyre.
Në video të rinjtë duket qartë që po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara duke parakaluar disa makina, ndërsa në momentin e aksidentit mungonte ndriçimi çka ka sjellë edhe aksidentin fatal.
https://www.youtube.com/watch?v=K39N4PvKQxc
