Nadia Murad Taha rrëfeu përpara Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara torturat që përjetoi, pas rrëmbimit në gusht të vitit 2014 në fshatin e saj në një provincë të Irakut.
Ajo ka deklaruar se rojet e ISIS që e mbanin peng e përdhunuan në grup derisa humbi ndjenjat.
“Përdhunimi përdoret për të shkatërruar femrat dhe për të garantuar që ato nuk do kenë më një jetë normale.Unë ju përgjërohem: Zhdukeni Daesh-in (ISIS)”, ka thënë Nadia.
Pas tre muaj torturash, vajza kishte arritur të arratisej, por ISIS i kishte ekzekutuar vëllezërit.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=40&v=eLYZ7CizmlE
