Ka dy arsye pse Bayern München ka qenë një skuadër spektakolare në vitet e fundit. E para quhet Franck Ribéry, e dyta Arjen Robben. Debutimi i këtij të fundit kundër Wolfsburg-ut më 29 gusht 2009 ishte fillimi i dyshes më të suksesshme të mijëvjeçarit të ri në Bundesligë, “Robbery”.
Dy mesfushorët e krahut që atëherë kanë qenë ajka e futbollit bavarez, magneti për sytë e tifozëve, gjithçka që Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge kishin ëndërruar prej dekadash për skuadrën e tyre të jetës. Shihni këtë video të shkurtër nga ndeshja e tyre e parë!
