VIDEO: 37 ambulanca moderne i shtohen flotës së Urgjencës

Leda Hysa

37 autoambulanca moderne i janë shtuar flotës së Urgjencës Mjekësore, duke mundësuar edhe shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e ndihmës së parë.

Falë aparaturave moderne të instaluara në autoambulanca, qytetarët marrin shërbim cilësor dhe ndihmën e shpejtë në vetëm 15 minuta për qarkun e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama shprehet se është bërë progresi i madh me shëndetësinë.

“Mirëmëngjes dhe me vetëdijen se patjetër ka yhy sa shumë akoma për të bërë, por me bindjen se kush ka sy për të parë dhe mend për t’u kujtuar nga u nisëm, as që mund ta diskutojë se çfarë progresi i madh është bërë deri këtu me shëndetësinë, ju uroj një javë të mbarë”, thekson Rama.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se “të gjitha thirrjet për ndihmë mjekësorë nga e gjithë Republika e Shqipërisë, vijnë në këtë njësi koordinimi. Por, gjëja më e rëndësishme është që shtimi i autoambulancave në vendndodhjet që ato u shpërndanë, na krijoi mundësinë e shkurtimit të kohës akoma më shumë”.

Për qarkun e Tiranës, koha e mbërritjes është 15 minuta, pra një përmirësim i kohës së mbërritjes tek qytetari.

Sipas Brataj, e njëjta strategji po aplikohet në të gjithë Shqipërinë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nje keshille NGA nje qe di pak me shume se ju,shoferi duhet te bej kurs per te dhene ndihmen e pare,te mesone si perdoret defribrilatori,masazhi kardik e te Tjetra e jo vetem te nis makinen ,abulancen.Se degjoj qe thone,punoj shofer me ambulante,kur duhet te thote punoj ned pronto socorso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *