Me 6 pasuritë e trashëgimisë botërore, Shqipëria shënon 60 vjetorin e anëtarësimit të saj në UNESCO.
Nga Parku i Butrintit deri tek Liqeni i Pogradecit, mrekullitë natyrore, kulturore e historike shqiptare cilësohen si margaritar në gjerdanin e trashëgimisë botërore.
Në 60 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, kryeministri Rama shkruan se po regjistrohet në të edhe pasuria e 7, isopolifonia shqiptare.
“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me pamjet nga 6 pasuritë e trashëgimisë botërore që Shqipëria shënon këtë 60 vjetor të anëtarësimit të saj në UNESCO, teksa po regjistrojmë edhe të 7-n, isopolifoninë shqiptare”, shkruan Rama.


l.h/ dita
