Ekipi i KALLXO.com ka arritur ta zhvillojë një intervistë të shkurtër me Qerim Krasniqin, personin të cilin dje lëvizja Vetëvendosje e quajti spiun dhe lansoi akuza se u kap duke tentuar të vendoste pajisje përgjimi në selinë e kësaj partie në Prishtinë.
Krasniqi është intervistuar pak minuta pasi policia e ka liruar nga Stacioni Policor numër 2 në Prishtinë.
Ai ka thënë se në Vetëvendosje ka hyrë për ta përdorur toaletin dhe nuk ka pasur qëllim tjetër.
“E përdora WC-në dhe pasi e kreva nevojën. E thirra liftin desha me dalë, më ndalën në dalje dhe më thanë me pritë. I gjetën ato sende, dyshojshin që janë mjete të përgjimit. Ju thash që s’janë dhe se e kam marrë prej altoparlantit këtë magnet edhe e mbaj në xhep”, – ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se asnjëherë nuk ka punuar për organet shtetërore ndërsa kur është pyetur se çka është ai ka deklaruar se është “një civil”.
“Civil jam, qytetar i thjeshtë, nuk punoj asgjë, absolutisht nuk punoj”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka shtuar se këto ua ka thënë edhe policisë ndërsa nuk ka dashtë t’i komentojë deklaratat se ai është agjent.
“Munden me thanë çka të donë, në ballë nuk më shkruan asgjë”, është përgjigjur Krasniqi.
Ai është arsyetuar se nuk mbanë letërnjoftim apo dokumente të tjera identifikimi për shkak se ato i kanë humbur.
Vetëvendosje pretendon se Krasniqi u kap përderisa po tentonte fshehurazi të bebdoste pajisje përgjuese, ndërsa akuzon qeverinë për këtë akt.
“Represionit policor të Isa Mustafës po i shtohen edhe metodat përgjuese ndaj kundërshtarëve politikë. Kosova po shndërrohet në një shtet totalitar ku opozita torturohet nëpër stacione, kidnapohet në rrugë, dhe hetohet nëpër zyra”, ka thënë Vetëvendosje në deklaratë.
Por pretendimet e Vetëvendosjes janë përgënjeshtruar nga Policia.
Policia thotë se nga verifikimet e bëra, nuk rezulton që Qerim Krasniqi është zyrtar policor apo punonjës policie.
“Policia e Kosovës reagon fuqishëm ndaj komunikatës tendencioze të subjektit politik Vetëvendosje, e cila ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe veprimeve profesionale të Policisë së Kosovës, duke dezinformuar opinionin se personi i ndaluar kinse ka deklaruar se është pjesëtar i Policisë së Kosovës, çka në të vërtet i njëjti nuk është punonjës policie”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Munden me thanë çka të donë, në ballë nuk më shkruan asgjë”…
ty ne balle te shkruan qe po genjen
PERPARA VETEVENDOSJE
ZAJEDNICA NUK KALON.
te vv shkove me pshurra a, valla kta te akis i kem per haj medet a, pak ma shum se lop
Keto jane perpjekjet e spiunit te serbise Isa Mustefa per te pergjuar opoziten.Na mbyten spiunet e serbise ne te dy anet e kufirit.
mashtrues ordiner
Menyra se si shpjegohej ne interviste ai vetem se nuk ishte kapur ne flagrnce duke e vendosur mjetet pergjuese, ai eshte nje punonjes i MSZ-se se policise se Kosoves.