Shërbimi sekret rus FSB, ka publikuar ditën e sotme një video, ku pretendon se po merr në pyetje një agjent ukrainas të quajtur Ridvan Sulemanov.
Sipas rusëve, Sulemanov ka pranuar se ka përzgjedhur me vëmendje vendet ku do të montonte bombat në aeroport dhe në stacionin e autobusit në Simferopol të Krimesë, raporton “Rusia 24”. Ai ka shtuar se kishte mbërritur në Simferopol më 29 korrik dhe aty kishte vizituar aeroportin, si dhe stacionin e autobusëve.
Ukrainasi thotë se kishte përcaktuar katër vendndodhje të ndryshme për vendosjen e bombave. Ridvan Sulemanov ka pranuar gjithashtu se të gjitha këto plane ia kishte thënë njeriut që e kishte rekrutuar, i cili ndodhej në qytetin ukrainas të Zaporozhye. Ajo që nuk kuptohet është nëse vërtetë ukrainasi është agjent, apo gjithçka e ka pohuar, i ndodhur nën presionin e rusëve
