VIDEO/ Ai ishin konsumues droge terroristët e Parisit? Gjenden shiringa…

Saimir Lleshi

Dy para sulmeve në Paris, terroristët kanë qëndruar në një hotel.

Në dhomën ku ndjenjën përveç pjesës së ushqimeve si pica, dhe rrëmujës në dhomës, janë edhe shiringa.

Gazeta franceze “Le Point” ka publikuar një video së fundit nga dhomat 311 dhe 312 të një hoteli në Alfortville (Val-de-Marne), ku thuhet se ka qëndruar Salah Abdeslam dhe personat e tjerë që u përfshinë në sulm, duke lënë pas 129 persona të vdekur.

Dhomat e hotelit janë kontrolluar nga hetuesit e policisë franceze. “Policia gjyqësore ka identifikuar gjurmët e ADN-së dhe ka bërë konfiskimet e nevojshme” shpjegon Le Point.

Në tavolina janë gjetur edhe shiringa dhe gjilpëra të shkurtra. Po bëhen analizat nëse materialet e gjetura janë përdorur për shiritat shpërthyes që veshën në trup kamikazët, apo nëse ata kanë përdorur drogë. /Dita/


Exclusivité Le Point.fr – Attentats de Paris… by LePoint

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *