VIDEO / Ajdareviç debuton si kuqezi duke kënduar rock

Dita

Astrit Ajdareviç, mesfushori 27-vjeçar nga Prishtina është nja nga prurjet e reja në Kombëtaren shqiptare. Siç e kërkon tradita, mbrëmjen e djeshme, futbollisti ka kryer ritin që bëjnë gjithnjë futbollistët e rinj duke kënduar një këngë para pjesës tjetër të ekipit.

Ajdareviç zgjodhi një këngë rock të viteve 60-të të titulluar “I Got Sunshine” e kënduar nga grupi amerikan “Temptations”.

Ky moment është postuar nga Andi Lila në rrjetin social “Instagram”. Lila veç të tjerave ka postuar disa foto duke luajtur tavëll me portierin e Partizanit, Alban Hoxha si dhe dy duele në “playstation”.

Njëri mes Berat Gjimshitit dhe Arlind Ajetit dhe tjetri mes Armando Sadikut dhe Ledian Memushajt. Për më tepër ndiqni videon.

Lila

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *