VIDEO/ Aksident në Durrës, fuoristrada me shpejtësi fut poshtë rrotave të moshuarin me biçikletë

Gazeta Dita

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një qytetar ka shpëtuar mrekullisht.

Ngjarja ka ndodhur tek Mazoleumi i Dëshmorëve në qendër të Durrësit, teksa një fuoristradë me shpejtësi me targa TR6263N ka perplasur një të moshuar që udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes biçikleta ka përfunduar poshtë rrotave të fuoristradës, ndërsa i moshuari u përplas në tokë, raporton për ‘BalkanWeb’ gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Qytetarët që i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarit janë tmerruar nga skena që kanë parë, pasi zona ku ndodhi aksidenti është e mbipopulluar. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *