Një video e shpërndarë në internet, ku një student fut një kotele në furrën e nxehtë të sobës, ka provokuar zemërim të madh.
Studenti është identifikuar si Kirill Beryozin 18 vjeç, përgjegjës për veprimin mizor ndaj maces. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Krasnoyarsk të Siberisë.

Video është filmuar nga shokët e tij, të cilët dëgjohen teksa bëjnë humor. Nga bisedat e tyre mësohet gjithashtu se furra është në një temperaturë të konsiderueshme. Gjendja e koteles pas torturës nuk është e qartë.
Publikimi i kësaj videoje në internet ka shkaktuar reagimin e ashpër të komentuesve, të cilët e kanë konsideruar si akt mizor.
Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për torturën e ushtruar ndaj maces, dhe duhet thënë që në Rusi tortura ndaj kafshëve dënohet deri në 3 vite burgim, e nëse tortura është shkaktuar në grup atëherë dënimi shkon deri në 5 vite.
s.a/dita
