Video/ Aktivistët kapin mat Shalsin: Ligjin e bëri Rama…

Elton Tafaruci

Aktivistë të shoqërisë civile i kanë dalë para Eduard Shalsit duke i kërkuar llogari për ligjin e mbetjeve. Në një moment Shalsi tregon se “ligjin e bëri Kryeministri me disa deputetë”.

Ja biseda e plotë

Aktivisti: O zoti deputet, çfarë po bëhet me këtë çështjen e plehrave, do votohet sot apo jo?

Shalsi: Shpresoj që po.

Aktivisti: A e keni kundërshtuar, ka thënë vetë Rama nuk lejohet importi i asnjë lloj mbetjeje të rrezikshme në Shqipëri.

Shalsi: Tani, e keni lexuar draftin përfundimtar?

Aktivisti: Po

Shalsi: Çfarë ndryshimesh ka?

Aktivisti: Ka gjashtë pika shtesë.

Shalsi: Ka 7, e di kush i ka bërë? Kryeministri me deputetë, shoqërinë civile, ambientalistë.

Aktivisti: Ju keni firmosur tek peticioni jonë kundër importit të mbetjeve. Ke qenë Eduart tjetër në atë kohë.

Shalsi: Çfarë ndryshimi ka 2013 me këtë?

Aktivisti: Ndryshimi është që nga 25 që la Berisha në 2013-ën, tani keni lënë 16 a 17 mbetje.

Shalsi: Unë kam paraqitur një amendament, i cili ngriti shqetësim dhe nga kolegët e mik dhe një pjesë e shoqërisë civile. I ftova pa kurrëfarë paragjykimi në komision. Ka 7 amendamente të cilat ishin shqetësime të grupeve të ndryshme. Pra frika e madhe e sjelljes për djegie u zhduk. Nëse në 2013-ën, kryetari i Bashkisë Fushë Kuqe, apo X apo Y kishin marrë licenca pa hapur impiante përpunimi mbetjesh, tani vetëm në rast se ke impiant ke të drejtën që të marrësh. Bëhet fjalë për listë të gjelbër dhe lëndë të para dytësore. Kishim një Inspektoriat zyrtar kontrolli, se kisha dhe përfaqësuesit e BE-së …

Aktivisti: Ku është laboratori i famshëm që keni deklaruar. Hajde shkojmë nesër e shohim bashkë. I bie që plehrat tona janë riciklu, tani ne të marrim plehrat e të tjerëve?

Shalsi: Të hënën, të martën ikim bashkë, por jo teatër, nuk dua teatër.

Aktivisti: Pse ne kemi dalë për teatër këtu?

Shalsi: Tani, një pjesë e juaja ka dalë për teatër. Atëherë lemë takim dhe shkojmë tek Agjencia Kombëtare e Mjedisit të shohësh laboratorin? Sepse është ndryshe të kesh një hipotezë dyshimi, që për mua është e shëndetshme, por ajo që më ka neveritur pak është që ca njerëz tjetër gjë më thonë atje, tjetër gjë kur r propozojnë në komision, tjetër gjë dalin e bëjnë teatër. Nëse keni një kauzë dhe e keni merak..

Aktivisti: Se ti ke qenë Eduard tjetër përpara, je bërë Eduard tjetër. A ke qenë kundër kësaj gjëje ti?

Shalsi: E kupton që kanë ndryshuar tetë pika apo se kupton.

Aktivisti: Jo mor burrë ne jemi kundër kësaj gjëje

Shalsi: Kundër kujt?

Aktivisti: Kundër plehrave, nuk dum plehra në Shqipëri.

Shalsi: Ca plehrash? Mbetje.

Aktivisti: A tani do me u kap me fjalët tani, ne po themi thelbin o burrë.

Shalsi: Merreni lexojeni, konsultohuni me specialistë.

Aktivisti: Përse e ke kthyer 360 gradë njëherë?

Shalsi: Se kam kthyer, kanë ndryshuar rrethanat.

Aktivisti: Se erdhët në pushtet?

Shalsi: Në 2013-ën vinin vetëm për djegie.

Aktivisti: Edhe sot kanë ardhur mo, edhe dje kanë ardhur plehra për djegie, e di unë zyrtarisht. Plehra që digjen kot këtu në Shqipëri. Si di ti këto gjëra?

Shalsi: Çfarë di unë, që kanë ardhur plehra për tu djegur, je në terëzi apo jo?

Aktivisti: Ideja e këtij ligji është njësoj, janë shtu dy tre pika të vogla.

Shalsi: Si dy tre pika të vogla mo. Po pse pikë e vogël ishte që mund të vinte nga Murriqani, mund të vinte nga 3 Urat… Kanë bërë një propozim, që shoqëria civile në momentin që do vijë ngarkesa e parë, bashkë ta shoqërojnë…

Aktivisti: Tani kjo është e palogjikshme, do vijnë qindra mijëra tonë…

Shalsi: Po ku e gjetët këtë, si do vijnë qindra-mijëra ton mo? Më jep 5 emra inxhinierësh mjedisi, njerëzish të profesionit, që e njohin këtë gjë dhe hajde riflasim.

Aktivisti: Po ça të flasim, ti do votosh, për çfarë të flasim?

Share This Article
3 Comments
  • Cdo vend i zhvilluar ka ligj qe rregullon trajtimin e plehrave. Ne Shqiperi nuk ka pasur ligj fare dhe ligji duhej. Sa per import-exportin e plehrave, njehere qe do behesh pjese e EU levizja dhe trajtimi i plehrave eshte per te gjithe shtetet njesoj.
    Ne Shqiperi protestojne kunder ligjit, dmth me mire pa ligje e pa shtet!
    Eshte fakt qe pothuajse te gjithe ata qe protestojne nuk e kane lexuar ligjin, pastaj ka nga ata qe jo per faj te tyre por nga inteligjenca e paket qe kane, edhe po ta lexonin ligjin, nuk do ta kuptonin dot.
    Perfundimisht, para se te beni komente idiote lexoni ligjin, kuptoni situaten se ku eshte Shqiperia tani me trajtimin e plehrave, sensibilizoni publikun te mos ndote, dhe pastaj vendosni c’te thoni neper rrjete sociale se jeni bere nje shoqeri qe shkon si dele mbas thashethemeve.

  • Titulli shkrimit genjen. E lexova dhe nuk thote qe e ka bere Rama, por…lexojeni dhe nje here ju qe e keni shkruar dhe pastaj komunikojme. Nuk ja vlen. Eshte per te ardhur keq me krijimin e terrenit absurd dhe genjeshtar.

  • Kur plehrat qenkan kaq te mira dhe te shendeteshme, perse vendet e zhvilluara i eksportojne ato ne Albanistan?
    Mafia, vetem mafia e gjalle ne bashkepunim me Edi Corapekuqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *