VIDEO: Aktori Gazmend Paja sherr në Dhërmi, ndërhyn policia

DITA Online

Aktori shqiptar i humorit Gaz Paja është përfshirë në një ngjarje të pakëndshme ndërsa ka qenë në Jug të vendit me pushime.

Një video amatore e ardhur në redaksinë e Konica.al tregon aktorin i cili ishte duke u konfliktuar me një djalë të ri, që me sa duket e kanë ndjekur nga pas, miqtë e të dy palëve të përfshira në këtë debat…

Sipas dërguesit të videos në fjalë, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri, – që shihet edhe në këtë video, – ka ardhur me motorin e tij të ujit, shumë pranë bregut.

Paja, sipas raportuesit, i cili është gjithashtu pronar i një bar-restoranti në këtë zonë, ka debatuar fillimisht e më tej është dashur ndërhyrja e policisë dhe shoqërimi i tyre për rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Share This Article
3 Comments
  • Rregullat ndajne njeriun nga kafsha dhe kur nuk ka rregull, do apo s’do, kafshe do behesh. Dhe ka njerez qe pretendojne se duhen kaluar pushimet ne Shqiperi! Pluhur, pisllek dhe gangstera eshte se cfare shoh ketu.

  • polica legena ,shikojne si sqarohen ,pse si marin brenda dhe ta qetesojne atje situaten.Cfare mund te prese nje turist nga keta injorante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *