VIDEO / Alpinistët elbasanas ngjiten në malin Kilimanxharo në Afrikë

Dita

Alpinistët elbasanas arrijnë majën më të lartë në Afrikë, Kilimanxharon. Ata kanë vendosur flamurin tonë kombëtar në majën Uhuru, 5895 metra mbi nivelin e detit.

Dy prej tyre, Artur Guni dhe Arben Shati, mundën të mposhtin lartësinë e kontinentit afrikan dhe një nga majat më të larta në botë.

Guni dhe Shati ishin pjesë e ekspeditës ballkanike së bashku me alpinistë nga Tirana e Vlora, si dhe nga Maqedonia, Serbia e Bosnja.

Protagonistët njoftuan se ngjitja e majës nisi në orën 00:20 të 20 janarit, ndërsa maja u arrit në orën 08:50. Sipas të dhënave të dërguara nga Trajneri i AST Elbasanit, Artur Guni, dy alpinistët elbasanas e kanë pushtuar pa probleme majën, ndërkohë që kjo aventurë u ndërpre për tre pjesëtarë të tjerë të ekipit, mes të cilëve edhe dy femra, të cilët patën probleme me aklimatizimin.

Menjëherë pas arritjes në majë ata kanë dërguar edhe fotot e para. Grupi i alpinistëve pati rastin të vizitojë edhe një nga rezervatet më të famshme në botë të kafshëve të egra që ndodhet në këtë rajon.

 

 

Posted by Artur Guni on Thursday, January 21, 2016

Share This Article
5 Comments
  • Majat me te larta??? Nuk ben pjese as ne top 100 e pervec te tjerash ndodhet thuajse ne zonen ekuatoriale dmth ne zonen me te nxehte te planetit pse nuk provojne te ngjitin majate e Nanga Parbat apo K2 jo ose nje nga majat e himalajave cilado qofte kjo. Gjithesesi urime

  • Keni nje pasaktesi pasi i gjithe ekipi Shqiptar e kapi majen dhe kete e tregon fotoja e te 5 anetareve te ekspedites me flamur kombetar
    Videoja u be perpara se te mberrinte pjesa tjeter e Grupit !
    Ju lutemi korigjojeni lajmin !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *