VIDEO / Ana e panjohur e ish-presidentit Moisiu

Dita

Alfred Moisiu, ish-presidenti i Shqipërisë, sot 88-vjeç, së bashku me të bijën e tij Mirelën ka qenë i ftuar në studion e ‘’Pasdites në Top Channel’’.

Ai ka folur më shumë për jetën familjare, marrëdhënien me vajzat , por edhe për faktin se prej vitesh ka provuar ndjesinë e të qenit gjysh. I pyetur nga moderatorja ish-presidenti ka kujtuar edhe njohjen me bashkëshorten e ndjerë.

‘’ Ka qenë 28 nëntor i vitit 1950. Ajo ishte nxënëse në shkollën e fiskulturës. Jemi njohur në një mbrëmje vallëzimi. Unë isha 21-22 vjeç dhe ajo 15 vjeç. E mbajtëm njohjen tonë, megjithëse unë e kisha ndarë mendjen të vazhdoja Akademinë Ushtarake, ta mbaroja komplet formimin tim ushtarak.’’ – u shpreh ai.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *