Argjentina ka zhvilluar sot takimin miqësor kundër Singaporit të cilin e “shkatërruar” duke e mundur thellë 0-6.
Messi ishte mungesa e trajnerit Jorge Samapoli i cili vendosi t’a startonte takimin pa shumë nga titullarët e zakonshëm. Vendet e tyre i zunë emra të rinj që dhuruan paraqitje dinjitoze duke shënuar edhe gola.
I pari që zhbllokoi sfidën ishte mbrojtësi i Romës Fazio në minutën e 25-të. Pak çaste më vonë Correa do i jepte avantazhin e dyfishtë “albicelesteve”. Më pas me radhë Gomez (60), Paredes (74), Alario (90) dhe Di Maria (90+3) vulosën shifrat përfundimtare.
Pak ditë më parë sërish në një miqësore Argjentina mundi Brazilin në klasiken e Amerikës së Jugut me rezultatin 1-0. “Seleçao” nuk humbiste prej gati 1 viti.
http://www.dailymotion.com/video/x5qax7d_all-goals-highlights-hd-singapore-0-6-argentina-13-06-2017-hd_sport
