VIDEO: Argjentina mposht 1-0 Brazilin, shpallet kampione e “Copa America”

J L
Soccer Football - Copa America 2021 - Final - Brazil v Argentina - Estadio Maracana, Rio de Janeiro, Brazil - July 10, 2021 Argentina's Lionel Messi and teammates celebrate winning the Copa America with the trophy REUTERS/Amanda Perobelli TPX IMAGES OF THE DAY

Argjentina fitoi Copa American pasi mposhti Brazilin në Maracana me rezultatin 1-0, me gol të Angel Di Maria.

Ndeshja nisi me ritëm por të dy ekipet nuk ishin të qartë në sulmet e tyre.

Një top i gjatë nga mesfusha dhe një gabim i Lodit bën që Di Maria të gjendet i vetëm përballë portierit Ederson dhe të shënojë në minutën e 22.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në të dytën Brazili shton përpjekjet e tij duke futur në fushë Firminon Vinicius dhe lojtarë të tjerë, por Argjentina diti të mbrohej dhe herë pas here sulmonte me kundërsulme.

Brazili vazhdon pëpjekjet por pa sukses duke bërë që ndeshja të mbyllet 1-0 për Argjentinën.

Me fitoren e këtij trofeu, Messi arrin të fitojë një trofe me fanellën e kombëtares argjentinase.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *