Arkivoli për pak sa nuk u bie nga dora, degradon në dhunë varrimi-protestë i gazetares palestineze që u vra në detyrë

Amelda Amelda

 

Varrimi i gazetares palestineze së Shireen Abu Aqla, e cila u vra nga forca izraelite në Bregun Perëndimor ka shkaktuar një valë zemërimi.

Gjatë funeralit të gazetares, ka pasur trazira, pasi policia izraelite ka goditur të pranishmit që ishin grumbulluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares.

Arkivoli i saj pothuajse ra, kur policia e cila po përdorte shkopinj gome, u fut në një turmë palestinezësh duke i tentuar që t’i shpërndajë.

Policia tha se ata vepruan pasi u qëlluan me gurë.

Abu Aqla u qëllua për vdekje në rrethana të panjohura ditën e mërkurë.

Vrasja është dënuar gjerësisht.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *