Video/ Arrestimi i dy personave me rrezikshmëri të lartë në Durrës

Edona Llukacaj

Policia e Durrësit ka bërë publik informacionin zyrtar në lidhje me arrestimin e 44-vjeçarit E. G., banues në Tiranë si dhe të 34 vjeçarit K. D., banues në Durrës, këtë të mërukë.

Sipas policisë, ata janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Taulantia”, ndërsa të dy i cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Në njoftimin e policisë thuhet:  “Në vijim të planit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se dy shtetas lëviznin me një automjet me armë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Taulantia”.

Shërbimet e Policisë në rrugën “Taulantia” kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin personat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë. Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjerë rrethimi për kapjen e tyre”.

Në njoftim bëhet me dije se njëri prej dy të aarestuarve kishte armë zjarri me vete dhe ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” po për armëmbajtje pa leje.

Në njoftim gjithashtu nënvizohet se “në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMË.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *