Policia e Kosovës ka arrestuar sot ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës një ditë më parë për mosparaqitje në seancën gjyqësore.
Albin Kurti është njëri prej deputetëve të Vetëvendosjes, që akuzohet për hedhjen e sprajit dhe gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancave të vitit të kaluar, kur tentohej të bllokohej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe ngritja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së dalë nga dialogu me Beogradin.
Deputetët e Vetëvendosjes ishin mbledhur përpara Kuvendit mëngjesin e sotëm, mes një pranie të shtuar të forcave policore.
Një ditë më parë, gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu, madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mosparaqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

Shqipare tradhetare. As nuk e meritojme si popull te jemi me shtet dhe te lire.
Albinin e arrestojne maskarenjte, dhe populli e le te lidhur me zinxhir. Njerez pa dinjitet jane shqiptaret, ja cfare jane
Albin Kurti e ka hak denimin me burg se eshte personi me i keq i Kosoves se ai me rrugaçet e tij do stabilitet ne kosove.Po punon ne favor te serbeve.
Respekt per Atdhetarin Trim , Albin Kurti .hajdutet e shitur te serbosllavia,arestojne Albinin ,turp.