FOTO-VIDEO: E mbyllur në një kuti qelqi në mes të Tiranës…

redaktor

Kjo grua e mbyllur në një kuti qelqi në Galerinë e Arteve në Tiranë quhet Marina Abramoviç.

Pranë saj kolegu gjerman Boris thyen 40 pllaka xhami pasi i përplas më parë në kokën e tij.

Të pranishmit në sallën e Galerisë në Tiranë nisin të thërrasin të frikësuar: “Ndalojeni… Pse i detyroni njerëzit të bëjnë këtë…”.

Por gjithçka është me vullnet të lirë dhe performuesit kanë ardhur në Tiranë për çmimin Onufri.

Në tokë mbeten copat e xhamit përzier me gjakun e Borisit, ndërkohë që Marina vazhdon të rrotullohet në kubin e saj të ngushtë të qelqit.

Gjithçka është reale. Shenja në kokën e Borisit në darkën që pasoi shfaqjen ishte lehtësisht e dallueshme nga të pranishmit.

Është një qasje artistike që rreket të tregojë se si qelqi portretizon botën e ditëve tona: e frikshme dhe e brishtë.

Andrea Pagnes i ka njohur shqiptarët gjatë eksodit të viteve 1990. Në 2006-ën mori pjesë në festivalin “Art Kontakt” në Porto Palermo, ku u shpall fitues.

Këtë vit ai rikthehet si kurator i ekspozitës ndërkombëtare “ONUFRI”, që mbahet në Galerinë Kombëtare të Arteve në datat 20 nëntor-3 janar 2016.

Së bashku me të shoqen, Verena Stenke, arrijnë të sjellin në Tiranë, emra si Marina Abramoviç apo Yoko Ono.

Ekspozita quhet: “SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë, Si e Shkronjëzojmë Fjalën K-U-J-D-E-S kur Përballemi me Qelqin?”

Kjo është përzgjedhja përfundimtare për Edicionin e 21-të të Çmimit ONUFRI dhe mbledh së bashku veprat e 23 artistëve nga vende të ndryshme të botës. /Dita/

Share This Article
6 Comments
  • QELQ APO GOME ?.
    Elementi apo materiali qelqor, i pershtatet shume mire botes se brendeshme psikologjiko-shpirterore te shqiptareve.Sa here shqiptaret e kudondodhur,percahen,apo largohen midis tyre per ato raste kur grinden o kerleshen,aq here i ngjasin qelqit kur ai,me nje goditje te lehte,thyhet ne copa te cilat rezikojne, me mprehtesine qe ju krijohet.
    Do te thote qe kjo ekspozite,ka vlera te medhe edukative per shqiptaret, qe i ngjasin qelqit,sa here qe mendojne dhe kryejne veprime qe i cojne ne qeli.
    Po ta dija mbi nje bazament, do vija nje cope qelq te thyer,prane tij nje shirit gome elastike.Tema e ketij kompozimit te thjeshte,do te ish:Me mire te jesh qelq,apo nje llopj gome elastike?.
    Sa here politikanet tane ne parlament, veprojne si te ishin prej qelqi,kur kerleshen,kur preken si femijet apo si cenohet qelqi, apo kur ofendojne se jane te brishte si qelqi,dhe jo elastikesi goma?
    Urimet emia nisiatoreve te kesaj ekspozite,e cila ka nevoje per nje koment te thjeshte dhe teqarte,qe ta kuptoje c’do shqiptar i zakonte,me prirje gjenetike “qelqore”, per te mos qene i tille,por elastik,fleksibel,tolerant,i eshte nje cope gome.
    11/20/2015-te SHBA.

  • Ky eshte arti realist kapitalist,qe e pranon se FEMRA NE KAPITALIZEM NUK TRAJTOHET SI NJERI,POR SI….MALL!!!
    Krahasoni pikturat dhge skulpturat e REALIZMIT SOCIALIST me keto kanibalizmat e kucedres shkerdhatokratike!!!
    LIRI-DEMOKRACI!
    LIRI-SHKERDHATOKRACI!!!
    LIRI-PA BREKE!!!

    • Nuk eshte Marina por artistja nga Kosova Shqipe Jonuzi si mund ti ngaterroni artistet kur tek cdo pune artistike gjenden titujt e puneve ekspozuese dhe emri i cdo artisti andaj ky eshte nje ngaterrim emrash qe nuk i ben nder autorit te artikullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *