Uellsi është përfaqësuesja e dytë që kalon në raundin tjetër të kampionatit europian.
Uellsianët eleminuan në raundin e 1/8-tave kombëtaren e Irlandës së Veriut, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.
Një ndeshje e barabartë u zhvillua në “Parc des Princes”, por autogoli i shënuar në minutën e 75-të nga ana e McAuley që në përpjekje për të larguar topin e futur në zonë nga Bale e dërgon në portën e tij, i dha kualifikimin Uellsit.
Një sukses i merituar për Uellsianët të cilët janë duke zhvilluar një kampionat mjaft të mirë. Ndërkohë kundërshtarin për në fazën cerekfinale do ta mësojnë ditën e nesërme e cila do të jetë nga çifti, Hungari-Belgjikë.
